Dani Alves (40 vjeç) u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg për sulm seksual. Akti ka ndodhur në dhjetor 2022, në një klub nate në Barcelonë.
Gjykata në Katalonjë vendosi gjithashtu që Alves do të jetë nën mbikëqyrje për pesë vjet pasi të vuajë dënimin. Avokati i brazilianit tashmë ka bërë të ditur se kz vendim do të apelohet menjëherë.
Viktima ka refuzuar propozimin dhe ka vendosur të vazhdojë veprimet ligjore. Gjykata në Barcelonë shkroi, në arsyet e dënimit të Dani Alves, se “përjashton që viktima të kishte pasur interes ekonomik pasi që para gjykimit mbrojtja i ofroi paditësit shumën prej 150 mijë eurosh” .
“Paditësja mund ta kishte pranuar këtë shumë, duke hequr dorë më pas nga veprimet civile dhe penale, por nuk e bëri. Më datë 11 dhjetor 2023, ajo ka dorëzuar një deklaratë ku tregon se nuk kërkon asnjë shumë parash gjatë procesit gjyqësor, përveç asaj që mund të përcaktojë gjykata në rast dënimi”, thuhet edhe në motivacionin e drejtësisë.