Alves e ka punën keq, po përballet me 9 vite burg
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokurorët spanjollë po kërkojnë një dënim me nëntë vjet burg për Dani Alves, futbollistin brazilian të akuzuar për përdhunimin e një vajze në një klub nate.

Në një konferencë sot, prokurorët argumentuan gjithashtu se Alves duhet t'i paguajë 150.000 euro viktimës së tij të supozuar për dëmtim "fizik dhe psikologjik" dhe "dëm moral", raporton KosovaPress.

Alves, ish-futbollist i Barcelonës, është në paraburgim që nga janari. Kërkesat e tij për t'u liruar me kusht janë refuzuar vazhdimisht nga gjykata, e cila pretendon se ai është një rrezik ikje.

40-vjeçari akuzohet se ka përdhunuar me dhunë një grua 23-vjeçare në seksionin VIP në klubin e natës Sutton në Barcelonë në fund të vitit të kaluar.

Pas përdhunimit të dyshuar, gruaja u trajtua në një spital në Barcelonë. Më 2 janar, ajo ngriti zyrtarisht akuza.

Një datë për gjyqin nuk është caktuar, por gazeta “El Pais” raportoi se pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024