Allen viziton trupat amerikane të KFOR-it në Nothing Hill
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas lokalitetit arkeologjik të Dresnikut, në ditën e parë të vizitës në Kosovë nënsekretarja e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike Elizabeth M. Allen ka takuar trupat amerikane në Kampin Nothing Hill.

“E nderuar të vizitoj Kalorësinë 1-108 të KFOR-it dhe të takoj udhëheqjen e Komandës Rajonale Lindore në kampin Nothing Hill. Mirënjohje të thellë për trupat amerikane që ofrojnë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për kosovarët si pjesë e forcës paqeruajtëse KFOR të NATO-s”, ka shkruar Allen në X.

Ajo gjatë ditës ka vizituar Dresnikun, së bashku me ambasadorin e SHBA-së Jeffrey Hovenier dhe ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku, ndërsa nesër do të ketë takime të ndara me krerët e shtetit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024