Allegri humb yllin e skuadrës për sfidën me PSG-në
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Adrien Rabiot është rikthyer në dispozicion të Juventusit për ndeshjen e  Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, por argjentiasni Angel Di Maria nuk është ftuar nga trajneri Maximiliano Allegri.

Ylli argjentinas u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës këtë mëngjes, por nuk u ftua për ndeshjen kundër ish-klubit të tij.

“El Fideo” pësoi një lëndim të shtunën gjatë ndeshjes me Fiorentinën.

Alex Sandro stërviti veçmas nga pjesa tjetër e ekipit mëngjesin e sotëm, por udhëton për në Francë me pjesën tjetër të grupit.

Dushan Vlahovic ka kaluar 90 minuta në stol ndaj Fiorentinës, ndaj pritet që nesër të startojë në Paris.

Max Allegri do të japë lajmet më të fundit të ekipit përpara ndeshjes së nesërme me PSG-në në një konferencë për shtyp me Leonardo Bonuccin më vonë sot.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024