Aliu: Intensifikohen punimet në rrugën Dollc-Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu fillimisht është ankuar që projektin e rrugës Dollc-Gjakovë, e trashëguan me shumë probleme, por ka shtuar se tani është gati për t’u vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve.

Ai ka shkruar në Facebook se punimet po vazhdojnë edhe sot, në mënyrë që sa më parë ta përfundojnë si projekt, për të qenë gati për të gjithë qytetarët.

Përndryshe, punimet në rrugën Dollc-Gjakovë, kanë nisur në vitin 2019 dhe nuk janë as afër për të përfunduar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024