“Alibaba” planifikon të investojë 2 miliardë dollarë në Turqi
Lexohet për: 1 min.
thumbs_b_c_1af6a73d22cacf7e742fa4ef57c73730
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjigandi i tregtisë elektronike, Alibaba, po planifikon të investojë 2 miliardë dollarë në Turqi, tha të hënën njësia e saj turke Trendyol.

Njoftimi erdhi pasi Michael Evans, udhëheqësi i Alibaba, u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll të premten.

Evans i tha Erdoganit se Alibaba ka investuar 1.4 miliardë dollarë në Turqi nëpërmjet  Trendyol falë besimit të kompanisë Alibaba në bazat e shëndosha ekonomike të Turqisë.

Ai ndau detaje me presidentin turk rreth investimeve të reja siç janë investimet në qendrën e të dhënave dhe qendrën logjistike në Ankara dhe qendrën e operacioneve të eksportit në aeroportin e Stambollit. (AA)  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025