Alexander-Arnold, lojtari më i mirë i muajit prill te Liverpooli
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trent Alexander-Arnold është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit prill te skuadra e Liverpoolit.

Pasi që po luan në një rol të ri të përzier, që e sheh Alexander-Arnold të lëviz në mesfushë kur e ka topin, numri 66 i Liverpoolit ishte titullar në të katër ndeshjet që zhvilloi skuadra në muajin prill, duke i ndihmuar që t’i fitonin të gjitha, raporton KosovaPress.

Përgjatë këtyre ndeshjeve, Alexander-Arnold kontribuoi me gjashtë asistime. Një asistim erdhi te goli i barazimit i Firminos ndaj Arsenalit. Dy të tjerë erdhën kundër Leeds United, kurse nga një asistim ylli anglez bëri ndaj Nottingham Forest, West Ham United dhe Tottenham Hotspur.

Në votimet në faqen zyrtare të Liverpoolit, Alexander-Arnold kaloi me vota Mohamed Salah dhe Diogo Jota për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit prill.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
92
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024