Aleati i Putin-it paralajmëron Perëndimin për rrezikun e konfliktit me NATO-n
Lexohet për: 1 min.
32532
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një nga aleatët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj paralajmërimeve se Finlanda dhe Suedia po i afrohen më shumë anëtarësimit në NATO dhe ka paralajmëruar Perëndimin që mbështetja e tij ushtarake në rritje ndaj Ukrainës rrezikon të shkaktojë një konflikt midis Rusisë dhe aleancës ushtarake.

Dmitry Medvedev, ish-president, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se një konflikt i tillë me NATO-n mbart gjithmonë rrezikun e shndërrimit në një luftë të plotë bërthamore.

“Vendet e NATO-s që “pompojnë” armë në Ukrainë, stërvitin trupa për të përdorur pajisjet perëndimore, dërgimin e mercenarëve dhe stërvitjet e vendeve të Aleancës pranë kufijve tanë rrisin mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë dhe të hapur midis NATO-s dhe Rusisë”, tha ai në një postim në Telegram.

“Një konflikt i tillë ka gjithmonë rrezikun që të kthehet në një luftë të plotë bërthamore. Ky do të jetë një skenar katastrofik për të gjithë," raporton Sky News.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025