Albion Rrahmani, 11 gola në 13 ndeshje Superligën e Rumanisë
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

“Robert Lewandowski i Kosovës”, Albion Rrahmani po shkëlqen në Rumani me skuadrën e Rapid Bukureshtit.

Ylli i Kosovës bëri sot paraqiten e 13 të tij në Superligën e Rumanisë, dhe këtë e shënoi me dy gola, raporton KosovaPress.

Rrahmani shënoi në minutën e 1’ dhe në minutën e 82’ në fitoren 4:1 të Rapid Bukureshtit kundër skuadrës së UTA Arad.

Me golat e sotëm, Rrahmani tani numëron 11 gola në 13 paraqitje me Rapidin në Superligën e Rumanisë, e po ashtu ka regjistruar edhe dy asistime mbi emrin e tij.

Në përgjithësi, në 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ylli i Kosovës ka regjistruar 13 gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024