Albin Kurti tregon arsyet pse Vjosa Osmani nuk u rikandidua për president
1-First
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Albin Kurti tregon arsyet pse Vjosa Osmani nuk u rikandidua për president
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar arsyet pse, Vjosa Osmani, nuk ishte kandidate për presidente. Kurti ka thënë se vendimi është marrë për shkak të mungesës së konsensusit dhe bashkëpunimit me partitë tjera.
Në një konferencë për media, Kurti ka theksuar se e kanë ditur paraprakisht se presidentja aktuale, e as presidenti potencial, nuk na e garantojnë kourimin.
“Ne jemi përpjekur që të gjejmë figurën konsensuale dhe shtegun për propozime partiake e nisi partia kryesore opozitare, PDK. Ne nuk ishim për ato. Por, kur na u tha neve që mund të bëhen veçse propozime të partive dhe afrohej afati kur ne duhet të jepnim së paku një propozim ne erdhëm tek emri i Glauk Konjufces, që unë besoj ka qene vendim i duhur e i drejtë. Ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, e as presidenti potencial, nuk na e garantojnë kourimin. Kjo u pa mbrëmë me ata 66 deputetë, dhe në këtë situatë ne kemi bashkëpunuar me partitë tjera. Kjo është arsyeja kryesore pse ne kemi vepruar ashtu siç kemi vepruar dhe në fund erdhëm në situatën ku nuk ishte kandidate edhe presidentja aktuale...Sa herë ka fushatë zgjedhore jemi ne aty, por unë nuk besoj që kemi një krizë të tillë institucionale e cila tash në mënyrë të detyrueshme na shpie në zgjedhje të reja...Nuk jam për zgjedhjet e reja, e ata të tjerët të cilët thoshin dikur që nuk janë për zgjedhje të reja, tash janë shfaqur me një dritë tjetër ”, nënvoizoi Kurti.
Ndërsa ka thënë se para dekreti në Gjykatë Kushtetuesë është edhe një lwndw tjetër për mospjesëmarrjen në seancë plenare tw deputeteve të opozitës.
Ndërsa sa i përket deklaratës së Osmanit se këtë situatë vendin e kanë sjellë njerëz me qëllime të rrezikshme, Kurti tha se papërgjegjësi ishte mungesa e deputetëve, jo LVV.
“Së pari, para këtij dekreti si lëndë në Gjykatën Kushtetuese, është edhe një lende tjetër për mospjesëmarrjen në seancë plenare e deputeteve të opozitës. Ne ishim 66 në sallë, që do të thotë aty i bie edhe 54 mungonin. Këta 54 e kanë shkel Kushtetutën për shkak se nuk kanë lajmëruar pse po mungojnë, minimalisht kanë mundur të thonë për asyeje politike ose nuk na pëlqen kandidati, do të ishte e kuptueshme... Tash nëse zonja presidente nuk ka folur me emra, unë nuk e di pse ju shkon mendja tek unë. Nëse flasim për njerëz të pervetshem nuk e di se jemi përmendur aty. Krejt në fund, besoj se të papërgjegjshëm mbrëmë kanë qenë ata që kanë munguar. Papërgjegjësi është të mos vish në seancë dhe të kryesh obligimin Kushtetues të pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Kurti.
I pyetur për ballafaqimin e mundshëm politik në zgjedhje me Vjosa Osmanin, ai u shpreh më i rezervuar, por tha nëse Osmani përfshihet në zgjedhje do të ishte situatë tjetër.
“Ajo është kreu i shtetit ku unë jam kryeministër dhe nuk është koha tash që të bëjmë diskutime politike dhe publike me presidenten. Nëse një ditë siç eshtë paralajmëruar mund të kthehet në politikë ajo është një situatë tjetër”, tha ai./KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.