Al-Nassr planifikon që Cristiano Jr t'i bashkohet ekipit të parë në stërvitje
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Al-Nassr planifikon që Cristiano Jr t'i bashkohet ekipit të parë në stërvitje
New Project - 2026-04-21T185528.891
21/04/2026 - 21:55
Linku u kopjua

Një moment historik po bëhet gati në futbollin e Arabisë Saudite, pasi Al-Nassr po konsideron përfshirjen e Cristiano Ronaldo Jr në stërvitjet e ekipit të parë për sezonin 2026/27.

Sipas raportimeve të Daily Mail Sport, 16-vjeçari, i cili ka ndjekur hapat e babait të tij në akademinë e klubit saudit, mund të ketë shansin të luajë krah legjendës 41-vjeçare në një ndeshje zyrtare profesioniste. Ky veprim do të realizonte ëndrrën e kamponit portugez për të ndarë fushën me djalin e tij të madh, duke iu bashkuar kështu një liste shumë të ngushtë baballarësh që kanë arritur këtë sukses në historinë e futbollit.

Vetë Ronaldo, i cili vazhdon të mbajë një formë mbresëlënëse pavarësisht moshës, ka thënë më herët se kjo dëshirë nuk është një obsesion, por do të ishte diçka e jashtëzakonshme.

"Do të më pëlqente shumë. Do të shohim, është më shumë në dorën e tij sesa në timen. Vitet po kalojnë dhe do të vijë një kohë kur nuk do të jetë më e mundur," citohet të ketë thënë ylli portugez për gazetën britanike.

Ronaldo Jr, i cili luan si sulmues dhe përfaqëson Portugalinë në nivelin moshës së tij, po shihet si një talent me perspektivë të madhe, teksa rrugëtimi i tij drejt ekipit të parë po përshpejtohet për t'u bërë pjesë e elitës krah babait të tij.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026