Al Khelaifi: Mbappe është i përkushtuar ndaj PSG-së
Lexohet për: 1 min.
3-Al Khelaifi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi sapo e ka konfirmuar se Kylian Mbappe është integruar sërish në skuadrën e parë të klubit.

Mbappe po refuzon të rinovojë kontratën me PSG përtej vitit 2024, gjë që e ka detyruar kampionin francez ta vë atë në shitje dhe t’i jap ultimatume, raporton KosovaPress.

Sanksioni i fundit i klubit ndaj Mbappes ishte largimi nga skuadra e parë, dhe stërvitja me lojtarët e padëshiruar.

Por, kjo gjë ndryshoi sot, pasi që PSG e ka rikthyer Mbappen në skuadër, menjëherë pas barazimit mbrëmë pa gola kundër Lorient.

Këtë gjë e konfirmoi presidenti i Mbappes, Khelaifi.

“Kylian është rikthyer dhe ai është i përkushtuar ndaj PSG-së”, tha ai para krejt skuadrës pasi që kishte folur sërish me Mbappen.

Mbappe do të jetë i gatshëm për skuadrën e parë duke filluar nga ndeshja e ardhshme e PSG. Kjo e fundit pret që Mbappe do të qëndrojë këtë verë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025