Akuzohen për rrëmbim e dhunë, ekstradohen nga Gjermania e Britania dy shqiptarë
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania në Shqipëri sot.

Policia e Shtetit njofton se nga Gjermania është ekstraduar shtetasi Abedin Bacja, (34), lindur në Fier dhe i dënuar me pesë vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Po ashtu nga Britania është ekstraduar një 43-vjeçar nga Mati, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkatërrimi i pronës.

Në vitin 2013, shtetasi Abedin Bacja dhe 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, shtetasin A. Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e shtetasit A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro.

Ndërsa shtetasi R. M. vitin 2021, ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.

Policia e Shtetit do të vijojë operacionet e përbashkëta me partnerët në të gjithë botën, për  ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. /EuronewsAl

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024