Aktori i përfolur për James Bondin e ardhshëm ka hequr mjekrën dhe nuk njihet
Lexohet për: 3 min.
1
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Aktori Aaron Taylor-Johnson (34), i cili përflitet se do të jetë James Bondi i ri, ka befasuar fansat.

Aaron ka postuar në Instagram se ka rruar mjekrën dhe ka treguar se si duket tani. Para asaj fotoje ai ka postuar një tjetër ku ka treguar se si dukej pak para ndryshimit të imazhit. Aktori ka vite që mban mjekër më të gjatë.

Megjithatë, për qëllime të pozimit për edicionin meksikan të revistës GQ në maj, Aaron kishte rruar mjekrën e tij, por pas atij seti fotografik ai e rriti atë përsëri. Ka mundësi që ai tash ka ndryshuar sërish pamjen e tij për shkak të ndonjë angazhimi të ri.

A do të jetë Aaroni James Bond-i i ri?

Në fillim të vitit, mediat britanike njoftuan se Aaron kishte marrë një ofertë zyrtare për t'u bërë agjenti sekret i 007, duke i dhënë fund kërkimit për pasardhësin e Daniel Craig. Në atë kohë, shkruhej se vetëm aktori duhej të konfirmonte se do të mishëronte James Bond-in e ri. Nuk dihet ende nëse Aaroni e ka pranuar, ka refuzuar apo është ende duke e konsideruar këtë rol.

"Bond është puna e Aaron, nëse ai e pranon. Një ofertë formale është në tryezë dhe pritet përgjigja e tij. Sa i përket Eon Productions, Aaron do të nënshkruajë kontratën në ditët në vijim dhe ata mund të fillojnë përgatitjet për njoftimin e madh", tha një burim.

Qe nga 2012, Aaron është i martuar me Sam Taylor-Johnson (55), regjisoren e filmit 50 Shades of Grey. Aaron dhe Sam u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit Nowhere Boy, dhe ishte vetëm 19-vjeç.

Për shkak të diferencës në moshë, çifti ka qenë shpesh në shënjestër të kritikave.

"Mendoj se interesi ishte më i madh kur filluam të takoheshim, që ishte 14 vjet më parë. Në fillim ishte mjaft intensiv. Atë lloj 'magjepsjeje', pasi ai është shumë më i vogël se unë, nuk mund ta kuptonim, por unë me mend se ajo u zhduk pak me kalimin e kohës. Gjithçka kthehet në jetë kur bëjmë një intervistë dhe të ngjashme. Mendoj se njerëzit duan të kuptojnë gjëra që janë të panjohura për ta. Unë nuk mund ta kuptoj një histori dashurie që 'doli jashtë kutisë'", tha regjisorja së fundmi në një intervistë për BBC Radio 4.

Çifti ka dy vajza, Wylda Rae, 14, dhe Romy Hero, 12. Taylor-Johnson ka edhe dy fëmijë Angelica, 27, dhe Jessie, 18, nga lidhja me burrin e saj të parë, tregtarin e artit Jay Jopling.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024