Aktakuzë për shpërlarje të parave në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
ps
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale të shpërlarjes së parave në Prishtinë.

Personi me inicialet H.G akuzohet për veprime të paligjshme bankare në vlerë mbi 200 mijë euro.

“H.G. akuzohet se duke vepruar në bashkëkryerje edhe me persona tani për tani të paidentifikuar, në llogarinë bankare të kompanisë së tij me seli në Prishtinë, ka pranuar dhe ka poseduar shumën e të hollave prej dyqind e trembëdhjetëmijë e tetëqind e nëntëdhjeteshtatë euro, me qëllimin që ato të vihen në qarkullim si të siguruara në mënyrë të ligjshme; ndërsa shumën prej nëntëmijë e pesëqind euro kishte arritur t’i tërheqë duke prezantuar fakte të rrejshme se gjoja i ka realizuar në mënyrë të ligjshme, edhe pse e ka ditur se pasuria e caktuar- mjetet e lartcekura janë fituar përmes aktivitetit kriminal të kryer përmes përdorimit të sistemit kompjuterik nga personi tani për tani i paidentifikuar”, është bërë e ditur në njoftim.

Prokuroria ka sekuestruar përkohësisht mjetet në shumën prej 213 mijë e 897 euro e 94 cent.

Këtë shumë, prokuroria i ka propozuar gjykatës që ta konfiskojë si dobi e fituar nga vepra penale, me urdhër që e njëjta të transferohet tek pala e dëmtuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024