Prokuroria në Prishtinë ka njoftuar se Prokurori i Shtetit, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Sh.C., V.C., A.A dhe B.S., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Shmangia nga tatimi”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku janë të dëmtuar mbi 400 persona, ndërsa vlera e shumës së përfituar kundërligjshëm është mbi 667.950,00€.
Sipas aktakuzës, të pandehurit Sh.C dhe V.C., pas marrëveshjes paraprake dhe në bashkëkryerje në Agjencinë BCD TRAVEL, me seli në Bregun e Diellit, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë hapur zyrën në Bregun e Diellit në Prishtinë, duke i mashtruar të dëmtuarit me premtimin se do t’ju caktohen terminet për viza dhe do t’ju sigurojnë viza pune në shtetet perëndimore dhe skandinave, me ç ‘rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material mbi 50.000€.
Prishtinë, 16 shtator 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Sh.C., V.C., A.A dhe B.S., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Shmangia nga tatimi”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku janë të dëmtuar mbi 400 persona, ndërsa vlera e shumës së përfituar kundërligjshëm është mbi 667.950,00€.
Sipas aktakuzës, të pandehurit Sh.C dhe V.C., nga data 12.09.2019 e deri në fund të muajit tetor 2020, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake dhe në bashkëkryerje në Agjencinë BCD TRAVEL, me seli në Bregun e Diellit, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë hapur zyrën në Bregun e Diellit në Prishtinë, duke i mashtruar të dëmtuarit me premtimin se do t’ju caktohen terminet për viza dhe do t’ju sigurojnë viza pune në shtetet perëndimore dhe skandinave, me ç ‘rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material mbi 50.000€, dhe me këtë në vazhdimësi të pandehurit dhe në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, sipas KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri Sh.C., me dashje ka fshehur dhe i është shmangur tërësish pagesës së tatimit që kërkohet me ligj duke mos i deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vlera e shumës së shmangur tatimore arrin shumën prej pesëdhjetëmijë (50.000€) Euro, andaj me këtë ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, sipas KPRK-së.
Ndërsa, i pandehuri B.S., me dashje ka vënë në lajthim Agjencinë e Regjistrimit të bizneseve të Kosovës (ARBK), që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, në emër kinse të autorizuesit (pronar imagjinar i biznesit), duke e dhënë nënshkrimin e tij pa pasur autorizim, i cili autorizim ka shërbyer si provë në ARBK për të regjistruar “BDC Travel” Sh.p.k., dhe me këtë i njëjti ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, sipas KPRK-së.
Po ashtu, prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës të shqiptohet dënim plotësues të pandehurve Sh.C dhe V.C., për kompensimin e dëmit/përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar të dëmtuarve, si dhe, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë.