Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet B.V, i dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë.
Sipas komunikatës për media, ai akuzohet se ka përgatitur sulme terroriste në sheshin e Prishtinës kundër komunitetit LGBTI.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit B.V. Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023, arrestohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.