Aksioni në veri, Mustafa: Po mbyllet cikli i involvimit të Serbisë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se operacionet e Policisë së Kosovës kundër institucioneve të paligjshme të krijuara nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë bërë me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit.

"Normalizimi në veri të Kosovës. Kosova ka detyrë që të vë kontrollin ligjor në gjithë vendin, besoj se të gjithë po mësohen me këtë normalitet dhe duhet uruar veprimet e mira që po na vinë me vendosjen e rendit dhe ligjit", ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se me maturi dhe vendosmëri po mbyllë ciklin e involvimit të Serbisë në territorin e Kosovës.

"Policia e Kosovës ka zhvilluar operacione kundër institucioneve të paligjshme të krijuara nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat ilegale të ndërtuar nga Serbia për të bërë Kosovën jo funksionale, Kosova duke pasur parasysh ndjeshmërinë që është krijuar deri sot, me maturi dhe vendosmëri po mbyllë ciklin e involvimit të Serbisë në territorin e Kosovës", ka përfunduar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024