Aksioni i Prokurorisë në Prishtinë, sekuestrohen para, veturë dhe dokumente të falsifikuara
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Aksioni i Prokurorisë në Prishtinë, sekuestrohen para, veturë dhe dokumente të falsifikuara
Prokuroria-Themelore-e-Prishtines-1234
25/02/2026 - 21:02
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë personat me inicialet M.M dhe Z.J.

Të njëjtit, dyshohen se në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë kryer veprat penale: “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së, “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së, dhe “Legalizim i përmbajtës së rreme” nga neni 395 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti ka të bëjë me vepra penale që ndërlidhen me pronën e paluajtshme e cila gjendet në Veternik, me sipërfaqe prej 56 ari.

Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra në këtë çështje, nga personat e dyshuar janë sekuestruar këto prova materiale: një (1) veturë në vlerë prej 50,000 deri në 60,000 euro; para në shumën prej 20,000.00 (njëzet mijë) euro; dokumente të ndryshme pronësore, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara; si dhe katër (4) telefona celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në procedurën e mëtejshme hetimore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje penale do të vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës, njoftoi Prokuroria.                                 


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026