Aksidentohen në Jezercë turistët kroatë, humb jetën 43-vjeçarja
Lexohet për: 1 min.
f33f3
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy turistë kroatë janë aksidentuar sot në Majën e Jezercës, ku njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur. Ata dyshohet se kanë rrëshqitur në afërsi të liqeneve të Jezercës. Njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë, duke deklaruar partnerja ka ndërruar jetë.

Në ndihmë të tyre janë nisur grupi i kërkim – shpëtimit malor dhe banorë vullnetarë nga Valbona. Shkak i aksidentit është bërë bora dhe temperaturat e pafavorshme që e bëjnë shumë të rrëshqitshme. Maja e Jezercës është maja më e lartë në Alpet Dinarike, e katërta më e larta në Shqipëri dhe e gjashta më e larta në Ballkan, me lartësi 2.694 metra mbi nivelin detar. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025