Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, një këmbësore pëson lëndime trupore
Lexohet për: 1 min.
Aksident-trafiku-1-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e këtij aksidenti, një këmbësore ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress, se ngasësi i automjetet është shoqëruar në stacionin policor.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja,  e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024