Aksident me fatalitet në Vushtrri, humb jetën një grua 52-vjeçare
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksident me fatalitet në Vushtrri, humb jetën një grua 52-vjeçare
Foto Ilustruese
Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në komunën e Vushtrrisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Studime, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një grua rreth 52-vjeçare, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, në koordinim me prokurorin e rastit, janë duke zhvilluar hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.