Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton palët e interesuara se afati i fundit për dorëzim të ofertave lidhur me shpalljen publike për qiradhënie të 68 aseteve është me 31 janar 2022.
Ofertat do të pranohen me 31.01.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur, zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15, kurse ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.
Ndërsa, hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 31 janar 2022 në pesë zyrat rajonale: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.
Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale ku është aseti për të cilin ofertohet.
Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org.
Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
Për më shumë informata për secilën ndërmarrje shoqërore apo aset, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim, si meposhtë:
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35 në gjuhë shqipe.