Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) për një muaj ka arritur që të inkasoi 1 milion e 226 mijë euro nga borxhet e qiramarrësve të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore(NSh).
AKP njofton se Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e saj ka shqyrtuar dhe miratuar: Raportin e Komisionit për Vlerësim të Performancës së Menaxhmentit të AKP-së për vitin 2022, Propozimin e Autoritetit të Likuidimit për shpërndarje për kreditorët e NSH-NHT Rugova-Pejë dhe NSh. magjistralja-Prishtinë, Rregulloren për heqje dorë nga asetet në likuidim sipas nenit 18.3.1 dhe nenit 18.3.2 i Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP-në, Kërkesën nga komuna e Ferizajt për dhënien e pëlqimit për kryerjen e punimeve të dëmeve në objektet shkollore përballë pallatit të sporteve Bill Clinton – Ferizaj, pronë e NSH Plantacioni, Plotësim/ndryshimin e Rregullores për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës, Janë aprovuar pikat e rendit të ditës që ndërlidhen me qiradhëniet dhe është aprovuar raporti i Komisionit të banesave me ç’rast janë trajtuar 18 kërkesa të palëve.