AKK: Ministri Murati mos t’i ofendojë komunat dhe mos të bëhet gjykatës
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AKK: Ministri Murati mos t’i ofendojë komunat dhe mos të bëhet gjykatës
pamje-sazani-250823
25/08/2023 - 16:36
Linku u kopjua

Përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës i kanë bërë thirrje ministrit të Financave që mos ta merr rolin e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese por as mos të ofendon komunat.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi iu është përgjigjur deklaratës së ministrit të Financave, Hekuaran Murati, i cili e quajti “veprim të kotë” dërgimin e ligjit për tatim në pronë në Gjykatën  Kushtetuese.

Ibrahimi tha se ministri Murati nuk duhet ta merr rolin e gjykatësit dhe të konstatojë nëse një veprim i tillë është i kotë apo jo.

Pasi iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e ligjshmërisë së Ligjit për tatimin në pronë, drejtues të Asociacionit thonë se kërkesës për ta dërguar ligjin për tatim në pronë të paluajtshme iu janë përgjigjur 29 komuna nga 35 gjithsej.

Asociacioni i Komunave të Kosovës pret që interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë pro shfuqizimit të këtij ligji.

I pari i komunave të Kosovës, Sazan Ibrahmi për KosovaPress, tha se pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë pro shfuqizimit të këtij ligji.

Ibrahimi theksoi se dëmet që mund t’iu shkaktohen komunave me miratimin e këtij ligji mund të shkojnë deri në 30 milionë euro.  

Ai i bëri thirrje nivelit qendror që mos ta polarizojë shoqërinë kosovare.

Ibrahmi tregoi se i kanë pranuar shënimet nga 29 komuna të Republikës së Kosovës, por sipas tij, kjo nuk do të thotë që komunat tjerat nuk kanë dashur t'i dërgojnë ngaqë e kanë pasur kohën e kufizuar, dhe se zyrtarët komunal mund të kenë qenë në pushime.

Të premten është dorëzuar kërkesa për vlerësimin e ligjshmërisë së Ligjit për tatimin në pronë të cilin e kanë bërë drejtori ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026