Akil Gjakova stoliset me medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos
Lexohet për: 1 min.
17-Akil
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sikurse Laura Fazliu, edhe Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Akili e mposhti në finale të repesazhit xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, deri te e bronzta, Akili raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti serbin, Bajsangur Bagajev, ndërsa në të tretin fitoi ndaj bullgarit, Mark Hristov.

Gjakova u mposht në çerekfinale ka nga moldavi, Petru Pelivan, ndërsa garën e vazhdoi në repesazh.

Në raundin e parë të repesazhit, Akili e mposhti hungarezin, Daniel Szegedi, kurse në luftën për të bronztën ai fitoi ndaj Lasha Shavdatuashvili.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024