Akil Gjakova, i pesti në Grand Prix Zagreb
Lexohet për: 1 min.
21-Akil Gjakova
1 vit më parë
Linku u kopjua

Xhudisti ynë, Akil Gjakova e ka përfunduar garën në Grand Prix Zagreb të Kroacisë, duke u pozicionuar në vendin e pestë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova u mposht në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti nga Kazakistani, Bakhitzhan Abdurakhmanov, raporton KosovaPress.

Pas humbjes nga Abdurakhmanov, Gjakova e përfundon këtë turne pa medalje, në pozitën e pestë.

Ndërkaq deri këtu, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Akili vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur izraelitin Oron Giner, kurse në luftën për çerekfinale e mposhti sllovenin, Martin Hojak.

Në çerekfinale Gjakova u mposht nga Algjeriani, Messaoud Redouane Dris, gjë që bëri ta vazhdojë garën në repesazh.

Në repesazh, Akili u mposht nga Bakhitzhan Abdurakhmanov dhe e përfundoi këtë turne në vendin e pestë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025