Akademia e Shkencave të Shqipërisë, marrëveshje bashkëpunimi me simotrën rumune
Lexohet për: 2 min.
311991444_490759459742432_6665342690867413617_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Akademia e Shkencave të Shqipërisë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Rumanisë. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, shprehu vlerësimin ndaj mikpritjes së treguar në ambientet e Akakademisë së Shkencave të Rumanisë, Bukuresht, si dhe vullnetit të ASHR për të vazhduar traditën e hershme bashkëpunuese të dy vendeve. “Kjo vizitë dhe ky dokument është vetëm pikënisja për suksese të mëtejshme”, u shpreh akad. Gjinushi.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Rumanisë, akad. Ioan Aurel Pop, u shpreh gjatë takimit, që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të hershme. Shumë studiues shqiptarë dhe albanologë të shquar kanë lënë gjurmët e tyre dhe kanë kontribute në Rumani. Ai theksoi, se ndjehet krenar që nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit shkencor ndërakademik dhe që është i bindur në rezultatet pasuese të këtij dokumenti.

Në takim u përmend se studiues rumunë, albanologë kanë dhënë kontribute me vlerë në vendin tonë, veçanërisht tek muzika e himnit kombëtar, e krijuar nga kompozitori rumun Ciprian Porumbescu. Gjithashtu u përmend se ASH ka në rrethin e saj dhe anëtar nderi rumunë. /atsh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025