“Ai ka filluar ta kuptojë Premier Ligën”, Pochettino flet për Nkunkun
Lexohet për: 1 min.
2-Pochettino
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë se Christopher Nkunku ka filluar të ambientohet në Premier Ligë.

Nkunku sapo është rikthyer nga lëndimi, dhe ndeshjet e fundit i ka filluar nga banka rezervë, raporton KosovaPress.

Tani, Pochettino tha se Nkunku po ambientohet me Premier Ligën, ndërsa edhe sqaroi pozitën më të mirë në fushë të ylli francez.

“Unë mendoj se pozita e tij më e mirë është më shumë një 10 ose një 9, më e mirë se ajo në krahun e majtë ose në të djathtë si sulmues krahu”, tha Pochettino.

“Ai tani ka filluar që ta kuptojë Premier Ligën, që skuadrat janë më agresive dhe se futbolli është ndryshe nga shtetet e tjera”, shtoi më tej Pochettino.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024