Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka sugjeruar që Joao Cancelo mund të kthehet në “Etihad Stadium” këtë verë.
Kanë kaluar gjithsej 18 muaj që kur mbrojtësi 30-vjeçar u paraqit për herë të fundit për Cityn, kur luajti plot 90 minuta në humbjen 2:1 ndaj rivalit të qytetit, Manchester United në Premier Ligë, raporton KosovaPress.
Reprezentuesi portugez ka bërë që atëherë një përshtypje të dukshme në “Camp Nou”, duke regjistruar katër gola dhe pesë asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat, dhe konsiderohej si një lojtar kyç nën drejtimin e ish-trajnerit Xavi.
Marrëveshja aktuale e huazimit të Cancelos me Barçën do të skadojë këtë muaj, por presidenti i klubit Joan Laporta ka konfirmuar se ata janë në negociata për të mbajtur mbrojtësin e krahut për sezonin e ardhshëm, me Hansi Flick tani në krye të klubit katalanas.
Cancelo ka ende tre vjet të mbetura në kontratën e tij në “Etihad” dhe nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet midis Cityt dhe Barças, Guardiola ka sugjeruar që mbrojtësi i krahut do të riintegrohet në skuadrën e tij për përgatitjet parasezonale.
I pyetur për situatën e Cancelos, pas pjesëmarrjes në turneun e golfit Legends Trophy në Girona, Guardiola tha: