Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka deklaruar se tashmë është plotësuar edhe kushti i vetëm për anëtarësim në Këshill të Evropës, që ishte zbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses për çështjen që lidhet me Manastirin e Deçanit.
Në një konferencë për media së bashku me ministren Artane Rizvanolli, Ahmeti ka theksuar se deri në plotësimin e këtij kushti janë angazhuar përbrenda e kanë lobuar jashtë, derisa shtoi se ky ka qenë kushti i vetëm.
Ajo ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses nuk paraqet ndonjë kërkesë ndaj qeverisë, ndërsa shtoi se presin që ZRrE si institucion përgjegjës të marrë vendimin në bazë të këtij gjykimi, por edhe të jep sqarime për mënyrën se si do të zbatohet kjo në praktikë.
Ajo ka theksuar se e rëndësishme është se tashmë ky problem është zgjedhur.
“Kjo ndërmarrje do të ketë në pronësi dhe do të menaxhojë kapacitete prej 125 megavateve të sistemit të ruajtjes së energjisë me bateri të cilat po i ndërtojmë përmes programit Kompakt...,” tha Rizvanolli. /E.Krasniqi
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.