Ahmeti: Barazia na solli stabilitet, Maqedonia shtëpi e përbashkët
Lexohet për: 2 min.
Ali Ahmeti
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ali Ahmeti në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit tha se kjo është një ditë historike për të gjithë shqiptarët.

Ai bëri edhe një kundër replikë me Antonio Milloshovskin për komunën e Kërçovës, duke i thënë se kurrë më në harmoni shqiptarët dhe maqedonasit nuk kanë jetuar.

Ai gjithashtu i reagoi dhe e pyeti edhe Pavle Trajnov se kur ka qenë më mirë tani që jemi të barabartë apo para 20-30 viteve kur shqiptarët janë persekutuar.

“Nuk është e vërtetë që ju jeni qiraxhi, por është një e vërtetë që Marrëveshja e Ohrit, i dha të drejtë Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Kjo marrëveshje nuk u ndryshoi vetëm shqiptarëve gjendjen, por me këtë marrëveshje fituan të gjithë që jetojnë në Maqedoni, si turqit, romët, serbët, etj.,” tha ai.

Ahmeti tha se lufta e ftohtë ka mbaruar dhe tani është një luftë shurdhe, një luftë me armë bërthamore, duke shtuar se Moska ka shkelë mbi dinjitetin dhe sovranitetin e Ukrainës, andaj duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë politikash do të drejtojmë.

“A do të mbetemi peng i atyre ideve që kokën në Moskë, e trupin në Evropë. Prandaj pa dallimi përkatësia duhet të themi jo Rusisë, po Evropës”, tha ai./Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025