Sergio Aguero thotë se Lionel Messi i tha atij se duhej të ndalonte së piri gjatë festimeve të Kupës së Botës në Argjentinë, por ai e injoroi atë.
Legjenda e Manchester Cityt, Aguero u tërhoq nga futbolli në vitin 2021, pasi u zbulua një problem në zemër gjatë aventurës së tij të shkurtë në Barcelonë, raporton KosovaPress.
Aguero u fotografua me Messin në shpinë gjatë festimeve muajin e kaluar, dhe tani në një transmetim me tifozët në “Twitch” ai bëri shaka se Messi gati sa e kishte bërë për spital teksa ai e mbante atë në shpinë.
"Unë ngrita më të mirën në botë. Sigurisht që më dhimbte shumë shpina. Kur e ngrita thashë: Dreqin, ai peshon. Lëviza shpatullat që ai të hidhej, por filloi dhimbja në shpinë. Në një moment nuk duroja dot më, as nuk mund të kthehesha, po të kthehesha do të përfundoja në spital. Ai e kuptoi sepse e shikova, shkëmbyem shikime. I thashë: Mirë, ju jeni kampion bote, por më dhemb shpina. Dhe ai zbriti. Më pas ishte në gjunjë”, tha Aguero.
“Kam pirë shumë, por nuk kam ngrënë. Ne ishim kampionë bote. Nëse do të më ndodhte diçka, le të jetë aty. Messi u zemërua dhe më tha ‘ndal’. Si të ndaloj? Ne jemi kampionë bote, shumë të lumtur”, tha Aguero.
Aguero ngriti trofeun pas ndeshjes dhe nuk mund ta besonte peshën e tij.