Agjencitë rajonale të lajmeve zgjedhin sportistët më të mirë, kjo është pozita e Distria Krasniqit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Distria Krasniqi
1 javë më parë
Linku u kopjua

Agjencitë rajonale të lajmeve ku bënë pjesë edhe Agjencia e Lajmeve -KosovaPress- kanë përzgjedhur sportistët më të mirë për vitin 2024. Nga sportistët e Kosovës, renditjen më të mirë e ka marrë xhudistja Distria Krasniqi e cila pozicionohet në vendin e 11-të.

Atleti i kërcimit së gjati Miltiadis Tentoglou fitoi të premten edicionin e 51-të të sondazhit të BTA-së për atletin e vitit në Ballkan për vitin 2024. Ceremonia u zhvillua në Klubin Kombëtar të Shtypit BTA në Sofje.

Notari David Popovici (Rumani) dhe basketbollisti Nikola Jokiç (Serbi) përfunduan tre të parët, ndërsa vendin e katërt e ndanë peshëngritësi bullgar Karlos Nasar dhe ylli serb i tenisit Novak Gjokoviç.

Më poshtë janë Top 11 për 2024:

1. Miltiadis Tentoglou (Greqi) - atletikë 61 pikë

2. David Popovici (Rumani) – not 59

3. Nikola Jokic (Serbi) - basketboll 56

4. Karlos Nasar (Bullgari) – peshëngritje 47

4. Novak Djokovic (Serbi) - tenis 47

6. Dushan Mandiq (Serbi) - vaterpolo 25

7. Barbara Matic (Kroaci) - xhudo 24

8. Kostas Sloukas (Greqi) – basketboll 23

9. Apostolos Christou (Greqi) - not 22

10. Yusuf Dikec (Turqie) - gjuajtje 21

11. Distria Krasniqi (Kosovë) - xhudo 20

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025