Agjencia e OKB-së thotë se 9 anëtarë të stafit të saj janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori
Bota
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Nëntë punonjës të OKB-së janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga fillimi i bombardimeve të shtunën, tha të mërkurën një agjenci e OKB-së.

“Nëntë punonjës të UNRWA-s (gjashtë personel dhe tre kontraktorë) u vranë, ndërsa tre mësues u plagosën”, tha në një deklaratë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA).

Në deklaratë thuhet se të gjitha shkollat e UNRWA në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë Qendrën e Rehabilitimit për Personat me Shikim të Dobët dhe dy qendrat profesionale në Gaza dhe Khan Younis, mbeten të mbyllura.

"Dy shkolla të UNRWA u prekën nga sulmet ajrore, duke e çuar në total numrin e ndërtimeve të prekura nga konflikti në 20 që nga 7 tetori", thuhet në deklaratë.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të qëndrueshme dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës në përgjigje të një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi kur Hamasi filloi Operacionin “Al-Aksa Flood” - një sulm i befasishëm me shumë drejtime, duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe depërtimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit, dhe ajrit.

Hamasi tha se ishte një hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite nisi Operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës si përgjigje.

Përgjigjja e Izraelit është zgjeruar me ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim të madh që nga viti 2007.

Më shumë se 1.900 njerëz janë vrarë, duke përfshirë të paktën 900 palestinezë dhe 1.000 izraelitë, sipas autoriteteve./AA

​SHBA dhe aleatët paralajmërojnë Hezbollahun - KosovaPress

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
124
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024