Afrimi i Kosovës në nivelin e zhvillimit të BE-së kërkon dekada, thotë Mustafa në librin e tij
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Afrimi i Kosovës në nivelin e zhvillimit të BE-së kërkon dekada, thotë Mustafa në librin e tij
mustafa libri
08/04/2026 - 14:05
Linku u kopjua

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka promovuar librin “Konvergjenca ekonomike e Kosovës me BE-në”. Ky libër, i cili u promovua në ambientet e Akademisë së Shkencave të Kosovës, u tha se ka një qasje shkencore dhe profesionale.

Para shumë të pranishmëve, mes tyre deputetë të LDK-së dhe ish-funksionarë të lartë të kësaj partie, Mustafa tha se afrimi i Kosovës në nivelin e zhvillimit të Bashkimit Evropian kërkon dekada.

Sipas tij, Kosova ka zhvilluar një model ekonomik të bazuar në konsum dhe jo në prodhim, prandaj niveli i importeve është i madh dhe ka bilanc negativ tregtar.

“Ekonomia jonë e matur me ekonominë e BE-së, jo në pikëpamje të bruto-produktit vendor, por të standardit të qytetarëve, qëndron dukshëm prapa. Neve na nevojiten dekada të tëra për t’u konvergjencuar me Bashkimin Evropian dhe, të matur me rrjedhat e deritanishme ekonomike, të cilat për fat të keq po ndryshojnë, tani duhet të përshtatemi me gjeoekonominë dhe gjeopolitikën për të parë se ku do të ketë vendin Kosova si ekonomi e vogël... Ne kemi zhvilluar një model ekonomik të bazuar në konsum dhe jo një model ekonomik të bazuar në prodhim. Ne konsumojmë më shumë si shoqëri sesa që prodhojmë. Jemi të varur nga remitencat, të varur nga importet, prandaj kemi një bilanc negativ tregtar. Është e domosdoshme të ndryshojmë këtë model ekonomik”, tha ai.

Fjalë të mira për librin, në cilësinë e recensionistes, dha edhe kryetarja e Akademisë së Shkencave të Kosovës, Justina Pula.

Ndërkaq, recensionisti tjetër, akademik Besnik Krasniqi, tha se libri jep një kontribut të rëndësishëm në fushën e ekonomisë për vendin.

Mustafa është anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës që nga viti 2012.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026