Presidenti i Interit, Steven Zhang është duke u përpjekur të zgjidhë borxhet e tij me Oaktree dhe ka marrë një kundërofertë nga fondi amerikan përpara afatit të 20 majit.
Pavarësisht sukseseve të tyre në fushë, “Nerazzurrët” janë ende në një pozitë delikate financiare përpara afatit kalimtar të verës, duke u dashur të paguajnë mbi 380 milionë euro te Oaktree si rezultat i huazimit tre-vjeçar të marrë në maj të vitit 2021, raporton KosovaPress.
Gjatë muajve të fundit, një numër idesh janë konsideruar duke përfshirë një marrëveshje të re me Oaktree ose një hua të re 400 milionë euro nga diku tjetër.
“Il Sole 24 Ore” detajon se si Zhang po punon për të gjetur një zgjidhje përfundimtare brenda 10 ditëve të para të majit, duke dashur të shmangë çdo stres në lidhje me afatin e 20 majit. Dy opsione janë në tavolinë për presidentin e Interit.
Ideja tjetër është të pranohet kundëroferta nga Oaktree, të cilët janë të gatshëm të zgjasin afatin e kredisë edhe me 12 muaj të tjerë.