Afaristi Egzon Kelmendi i bashkohet AAK-së në garën për zgjedhjet e shkurtit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Afaristi Egzon Kelmendi i bashkohet AAK-së në garën për zgjedhjet e shkurtit
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Afaristi i suksesshëm Egzon Kelmendi ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku do të jetë në garë si deputet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 shkurt 2025, me përkushtimin e tij për të sjellë përmirësime për jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

Ai ka falënderuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për besimin dhe mbështetjen e dhënë teksa një falënderim i veçantë ka pasur edhe për degën e AAK-së në Pejë që të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm.

“Si kandidat për deputet, synimi im është të përfaqësoj me dinjitet zërin e qytetarëve tanë dhe të punoj për zgjidhje të prekshme dhe të qëndrueshme.  Prioritetet e mia përfshijnë zhvillimin ekonomik, përfaqësimin e prodhuesve vendor, gjithashtu duke ju siguruar që gjatë mandatit tim fokus do ta kem edhe mbështetjen e rinisë, pasi e ardhmja e Kosovës qëndron tek ata. Me besim dhe përkushtim, kërkoj mbështetjen tuaj për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për Kosovën”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024