Aeroporti i Mynihut zyrtarisht operator i Aeroportit të Vlorës
Lexohet për: 1 min.
10-3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aeroporti i Mynihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti sot në një takim përfaqësuesin e Aeroportit të Mynihut, Lorenzo Di Loreto, për të biseduar për hapat që do të hidhen në vazhdim, në këtë projekt strategjik kaq të rëndësishëm për vendin.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj.

“Konsorciumi i drejtuar nga Behgjet Pacolli, tashmë me një bashkëpunëtor ekselent si Aeroporti i Munihut, i ka të gjitha shanset për të qenë lideri rajonal në fushën e aviacionit civil. Krenarë për vendin tonë që tashmë përmes proceseve transparente, përthith çdo ditë e më shumë kompani të huaja me reputacion të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtar”, u shpreh Balluku. /ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025