Aeroporti “Adem Jashari” me rekord të ri në numër të udhëtarëve dhe fluturimeve
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Muaji korrik i këtij viti, shënoi një rekord të ri për numrin e udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, duke tejkaluar shifrën krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar rreth 9 për qind në numër të udhëtarëve dhe mbi 2 për qind në numër të fluturimeve.

Siç njofton Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga janari i këtij viti e deri më sot përmes këtij aeroporti kanë kaluar pothuajse 2 milionë udhëtarë, ndërsa vetëm në muajin korrik përmes këtij aeroporti kanë kaluar 400 mijë udhëtarë duke shënuar një rritje të përgjithshme në numër të udhëtarëve në këtë vit prej rreth 14 për qind dhe në numër të fluturimeve rreth 6 për qind.

“Zvicra dhe Gjermania akoma mbeten destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime ku më pas pasohen nga Turqia, Austria etj”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024