Aeroportet gjermane në telashe për shkak të mungesës së stafit
Lexohet për: 2 min.
aeroport
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri gjerman i Transportit Volker Wissing vuri në dukje problemin e mungesës së stafit në industrinë e turizmit dhe transportit gjatë sezonit të festave.

Mungesa e personelit është veçanërisht e dukshme në trafikun ajror, ku ka pasur turma të mëdha dhe vonesa në aeroportet gjermane në prag të festave.

“Këtu, dy aspekte ndikojnë negativisht në zhvillimin e situatës: një numër i madh njerëzish që më në fund duan të pushojnë pas pandemisë dhe një mungesë e njëkohshme e stafit në industrinë e turizmit dhe transportit, e cila ka humbur një numër të madh punonjësish kohët e fundit”, tha Wissing për Bild am Sonntag.

Stafi mungon në të gjithë sektorët: nga kontrolli i pasagjerëve, përmes ngarkimit të bagazheve te stafi i kabinës, sipas Wissing.

Ai kërkoi ndërmarrjen e një nisme për të marrë një fuqi punëtore të kualifikuar dhe për të modernizuar infrastrukturën.

Sindikatat e punonjësve të aeroportit vlerësojnë një mungesë aktuale prej rreth 5.500 punëtorësh.

Problemi është, siç thuhet, se për shkak të kontrolleve afatgjatë të sigurisë së punëtorëve që janë të punësuar në aeroporte, nuk mund të punësohet një numër më i madh punëtorësh në një periudhë të shkurtër kohore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024