Adresat e 38 qendrave të votimit për votimin me kusht
Lajme
Lexohet për: 2 min.
18 orë më parë
Linku u kopjua
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e përgjithshme të qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 9 shkurt 2025 në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
KQZ njofton se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi i votimit me kusht ka pësuar një ndryshim.
“Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të lejohet në çdo qendër votimi si në proceset e kaluara zgjedhore. Me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi. Pra, në të gjithë Republikën e Kosovës, janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 56 Vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht”, thuhet në njoftim.
Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, sipas KQZ-së votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe në çdo komunë shpërndahen fletëvotimet me përmbajtjen e njëjtë.
“KQZ mundëson votimin me kusht për votuesit të cilët kanë emrin e tyre në listën votuese, por për arsye objective nuk mund të votojnë në vendvotimin e caktuar. Numërimi i votave me kusht bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara”, thuhet tutje.
Kjo është lista dhe adresat e qendrave të votimit për votimin me kusht më 9 shkurt 2025: