Pesë vjet më parë, një vajzë 13-vjeçare, vajzë e një punëtori nga komunitetet më të margjinalizuara të Indisë, dyshohet se u abuzua seksualisht nga një fqinj i saj në fshatin ku jetonte.
Abuzuesi i saj i supozuar e filmoi atë dhe policia po heton nëse ai i përdori imazhet për të shantazhuar dhe manipuluar vajzën që të përdhunohej dhe abuzohej seksualisht nga dhjetëra burra dhe djem të tjerë, gjatë pesë viteve të ardhshme.
Gjithsej 58 burra dhe djem janë arrestuar dhe akuzuar për sulm seksual, përdhunim dhe përdhunim në grup të vajzës. Dy burra të tjerë të kërkuar në lidhje me rastin janë larguar nga vendi, tha për CNN zëvendësinspektorja e përgjithshme e policisë së Kerala, Ajeetha Begum.
Midis të akuzuarve janë shokët e saj të shkollës, të afërmit e saj, fqinjët e saj, duke filluar nga të miturit tek burrat në mesin e të 40-tave, sipas dokumenteve të rastit të shqyrtuara nga CNN dhe intervistave me policinë lokale.Dhuna ndaj grave është e shfrenuar në Indi për shkak të seksizmit dhe patriarkalizmit të rrënjosur , pavarësisht se ligjet janë ndryshuar për të përfshirë dënime më të rënda për abuzuesit.
Në gusht, përdhunimi dhe vrasja e një mjekeje praktikante në qytetin lindor të Kalkutës shkaktoi një grevë mbarëkombëtare të mjekëve që nxori dhjetëra mijëra në rrugë për të kërkuar ndryshim.