Adoleshenti britanik dënohet me të paktën 52 vjet burg
Bota
Lexohet për: 2 min.
Adoleshenti britanik dënohet me të paktën 52 vjet burg
2 orë më parë
Linku u kopjua

Një adoleshent britanik që vrau tri vajza në një klasë vallëzimi kushtuar yllit të muzikës Taylor Swift, u dënua sot me të paktën 52 vjet burg.

Tri ditë më parë, Axel Rudakubana (18) pranoi kryerjen e vrasjeve korrikun e kaluar në Southport të Anglisë veriore dhe gjithashtu u deklarua fajtor për dhjetë akuza për tentativë vrasjeje, si dhe për prodhimin e helmit vdekjeprurës ricin dhe zotërimin e një manuali të trajnimi të organizatës terroriste Al Kaida.

Gjashtëvjeçarja Bebe King dhe shtatëvjeçarja Elsie Dot Stancombe vdiqën gjatë sulmit me thikë, ndërsa nëntëvjeçarja Alice da Silva Aguiar vdiq në spital nga plagët. 11 persona të tjerë u plagosën në sulm dhe rasti ngjalli interes të madh në publikun britanik dhe më gjerë.

Prokurorët e cilësuan krimin si jashtëzakonisht të dhunshëm pasi autori me sa duket tentoi t'ua presë kokën njërës prej viktimave. Dy nga viktimat e tij pësuan lëndime të tmerrshme që janë të vështira për t'u shpjeguar si diçka tjetër përveç sadizmit, tha prokurorja Deanna Heer në Gjykatën e Liverpool Crown.

Gjykatësi Julian Goose e dënoi adoleshentin në mungesë për refuzimin e kthimit në gjykatë pasi u largua dy herë për ndërprerjen e seancës.

Axel Rudakubana, i cili lindi në Cardiff nga prindër ruandez, ishte 17-vjeç në kohën e vrasjeve. Andrew Menary, një gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Liverpool-it, hoqi një ndalim për raportimin e identitetit të tij në gusht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025