Dhunë dhe arrestime, gjithçka çka ndodhi në protestën e PSD-së kundër Trendafilovës
Lajme
Lexohet për: 3 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në dhunë ka eskaluar protesta e organizuar të mërkurën nga Partia Socialdemokrate kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila gjatë qëndrimit në Kosovë po zhvillonte një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Anëtarë të PSD-së porsa përfunduan fjalimet politike kundër Gjykatës Speciale, hodhën mjete shpërthyese dhe tymuese ndaj pjesëtarëve të Policisë sëKosovës, të cilët  në numër të madh po e ruanin objektin ku po mbahej takimi i Trendafilovës me shoqërinë civile. Kjo nxiti reagimin e njësive më elite të policisë të cilët arrestuan kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë anëtarëve të tjerë të kësaj partie. Policia shpërndau pjesën tjetër të protestuesve përmes gazit lotsjellës dhe sprejt, ku nuk kursyen as gazetarët, me ç’rast disa prej tyre edhe u lënduan.

Paraprakisht, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, është e padëshiruar në Kosovë, pasi e njëjta ka një qëllim politik që me paraqitë UÇK-në si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Ai tha se sa herë që Kosova është afër marrëveshjeve të këqija me Serbinë ka përndjekje të ushtarëve të UÇK-së.

Molliqaj akuzoi edhe kryeministrin Albin Kurti se po i gëzohet qëndrimit në Hagë të ish krerëve të UÇK-së. Ai tha se bash tash kur ish krerët e UÇK-së po qëndrojnë në Hagë, Kurti po i jep autonomi serbëve në Kosovë.

Pas qetësimit të situatës, nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati kërkoi lirimin e Molliqajt dhe të arrestuarve të tjerë, derisa akuzoi policinë se është instrumentalizuar nga vendimet politike dhe se ka përdorur dhunë joproporcionale ndaj protestueseve.

Ai shtoi se qëllimi ka qenë kundërshtimi i vizitës së Trendafilovës përmes metodave simbolike, derisa tha se hedhja e mjeteve shpërthyese dhe tymuese ndaj policisë ka mundur të bëhet në krye veti nga protestuesit.

Ai paralajmëroi se do të ndërmarrin edhe veprime të tjera në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Pasi u shpërndanë protestuesit në teren dolën edhe zyrtarët e forenzikës të cilët e ekzaminuan vendin ku ka ndodhur protesta dhe mblidhnin provat ku u hodhën mjetet shpërthyese dhe tymueset./KosovaPress/ 

https://kosovapress.com/admin/arrestohen-molliqaj-dhe-anetare-te-tjere-te-psd-se/
https://kosovapress.com/admin/protesta-kunder-trendafiloves-policia-krijon-perimetrin-e-sigurise/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024