Trump tregon kur do të vendosë për të ardhmen e TikTok
Foto Ilustruese
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka paralajmëruar se fati i aplikacionit TikTok do të vendoset brenda një muaji, ndërkohë që ai është në bisedime me shumë individë për blerjen e platformës së njohur.
"Kam folur me shumë njerëz për TikTok dhe ka interes të madh për TikTok-un," tha Trump para një rrugëtimi sot drejt Florida.
Sipas marrëveshjes që po negociohet nga Shtëpia e Bardhë, kompania mëmë e rrjetit TikTok, ByteDance do të vazhdonte të kishte rol, por mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i rrjetit do të mbikëqyrej nga kompania amerikane Oracle, që aktualisht mundëson infrastrukturën për funksionimin e TikTok në SHBA.
TikTok rikthen shërbimin në SHBA pas zotimit të Trump • KosovaPress
Por, Trump ka bërë të qartë se nuk ka pasur bisedime me shefin e kompanisë Oracle, Larry Ellison për blerjen e aplikacionit.
TikTok do të ndalohet në SHBA nga e diela, vendos gjykata • KosovaPress
“Jo nuk është Oracle. Ka shumë njerëz që po flasin me mua, njerëz të rëndësishëm, mbi mundësinë për ta blerë dhe ka të ngjarë që të marr vendim në 30 ditët e ardhshme. Kongresi ka dhënë 90 ditë. Nëse mund ta shpëtoj TikTok-un mendoj se do të ishte diçka e mirë”, tha Trump.
RedNote kinez merr miliona përdorues nga 'refugjatët’ e TikTok • KosovaPress