Ramush Ahmetaj merr mbështetje të fuqishme në Poqestë e Loxhë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj ka marrë mbështetje të fuqishme në Poqestë dhe Loxhë.
Ai ka theksuar se përkrahja për Koalicionin Kosova Fituese çdo ditë është duke u bërë edhe më e madhe ndërkohë që po afrohet dita e zgjedhjeve.
“Kjo e vërtetë u vërejt edhe në takimet e radhës në Poqestë dhe Loxhë. Loxha me emër të madh, aty ku forcat serbe ikën të turpëruara. Në këtë betejë kaq të madhe isha pjesëmarrës me të gjithë vëllezërit dhe me nipa. Si atëherë edhe tash Loxha është përkrah liderit tonë për kryeministër Ramush Haradinaj. Edhe Poqesta sikurse edhe fshatrat tjera të këtij regjioni janë bashkë me ne, për fitoren e 9 shkurtit”, ka thënë Ahmetaj.
Ai ka theksuar se entuziazmi i qytetarëve është shndërruar në bastione të pathyeshme për Kosovën Fituese.
“Kjo përkrahje shihet çdo kund dhe po dëshmohet edhe sonte. Faleminderit Loxhë, Faleminderit Poqestë!”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.
"Artikull i sponsorizuar - zgjedhjet 2025"