Mallorca e Vedat Muriqit pëson humbje në minutën 96
Sport
Lexohet për: 1 min.
Skuadra Real Betis ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Mallorca me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros 21 të La Ligës së Spanjës në futboll.
Ekipi i Vedat Muriqit në këtë mënyrë pësoi humbje të papritur, e cila ishte e nënta gjithsej në këtë edicion të grave.
Golin e fitores për mysafirët e shënoi Cedric Bakambu në minutën e gjashtë të kohës shtesë të ndeshjes, pas asistimit të Angel Ortiz.
Muriqi nuk ishte pjesë e formacionit startues, duke hyrë në fushë në minutën e 63-të në vend të Cyle Larin.
Mallorca nga minuta e 73-të mbeti me një lojtar në fushë pasi Orma Mascarelli u ndëshkua me karton të kuq pas shikimit të VAR-it.
Pas 21 xhirove, skuadra e Muriqit mbetet e gjashta në tabelë me 30 pikë, ndërsa Real Betis në pozitën e nëntë me 28 pikë, por një ndeshje më pak.
Sot luajnë edhe Atletico Madrid-Villarreal, Sevilla-Espanyol, Real Valladolid-Real Madrid.
Nesër zhvillohen takimet Rayo Vallecano-Girona, Real Sociedad-Getafe, Athletic Club-Leganes dhe Barcelona-Valencia.
Xhiroja e 21-të e La Ligës përmbyllet ditën e hënë me takimin Deportivo Alaves-Celta Vigo nga ora 20:30.