Vetëdorëzohet hajni i kërkuar për 15 vjedhje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Nё Stacionin Policor nё Pejё dje ёshtё vetёdorёzuar, së bashku me avokatin mbrojtёs, Lirim Kurtaj, i dyshuar pёr më shumë se 15 raste të vjedhjes nё korrik 2024.
Kurtaj ishte në arrati nga data 23 korrik 2024 dhe më 7 gusht 2024 ishte shpallur nё kёrkim.
Policia e Kosovës gjatë hetimeve ka gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura te dy persona në Fushё Kosovё, tё dyshuar pёr veprën penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te pёrfituara me kryerjen e veprёs penale dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё Themelore ne Pejё.
Gjithashtu janё gjetur dhe sekuestruar njё pistoletё zoraki, njё karikator dhe 16 fishekё, 40 fishekё kalibri 8x57mm, njё sprej OC, një thikё.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me urdhër të prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48 orё, pёr veprat penale vjedhje e rёndë dhe mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve.