Nimani: Reka e Keqe mbështet Koalicionin për Kosovën Fituese
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
nimani
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese ka marrë mbështetje nga banorët e Rekës së Keqe.

“Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah - këto fshatra, që dikur ishin zemra e qëndresës së Rekës së Keqe në luftën për liri, sot vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka marrë pjesë në takim me banorët të cilët sipas tij u zotuan të përkrahin fuqishëm Koalicionin e udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 137, si dhe kandidaturën e tij me numrin 25.

“Ky rrugëtim i përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë vazhdon me besimin dhe përkushtimin e të gjithëve”, ka shtuar ai.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025